Inflacioni, Sejko: Kemi rritur 4 herë normën bazë të interesit gjatë 2022, për të ruajtur ekuilibrat financiarë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën vjetore ka folur në lidhje me ekonominë e vendit tonë.

Sejko u shpreh se, për shkak të luftës në Ukrainë, inflacioni në vend u rrit me 8%, më i larti që nga 1998. Ai gjithashtu tha se për të ruajtur ekuilibrat financiarë, BSH ka rritur 4 herë gjatë 2022 normën bazë të interesit. Ndër të tjera, tha se shtresat e varfra janë ato që do të preken më shumë nga inflacioni.

“Inflacioni në Shqipëri shënoi rritje të shpejtë në 2022 duke arritur në 8% gjatë 3 mujorit të tretë, niveli më i lartë i regjistruar që nga 1998.

Ndonëse inflacioni i ulët nën konstanten rajonale e evropiane dhe çmimet e rregulluara te energjisë për familjet baza e inflacionit ka ardhur në rritje dhe zgjerim. Pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflacioni ndjeshëm mbi objektivin tonë 3%.

Artikujt e shportës me normë më të lartë inflacioni nuk janë vetëm mallra e shërbime me origjinë importi por dhe produkte që vlerën e shtuar e gjenerojnë në vend.

Për qeveritë tensioni ekonomik e social që sjell inflacioni mbi shtresat më të varfra artikulohet në kërkesa të shtuara për mbështetje fiskale.

Plotësimi i këtyre kërkesave bëhet problematik sa kohë financat publike janë nën presioni e pasigurisë për të ardhmen dhe të kostove të rritura të financimit të borxhit.

Politika monetare mbetet e ndërgjegjshme për balancën delikate për kontrollin e inflacionit dhe zbutjes së luhatjes ekonomike.

Për tregjet e ndërmjetësin financiar nivelet e larta te inflacionit tentojnë të shoqërohen me rritje të pasigurisë dhe rishikim të strategjive të tyre të zhvillimit.

Për familjet e bizneset inflacioni i lartë përbën një sfidë për kostot e jetesës e biznesit dhe sfidë afatgjatë mbi planet e tyre financiare dhe të biznesit.

BSH e ka identifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social.

Për këtë arsye kemi ndërmarrë normalizim gradual të politikës monetare, është rritur 4 herë norma bazë e interesit gjatë 2022 në 2.25%.

Masë e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrave financiarë të vendit”, tha Sejko./albeu.com