Infermierët dhe recepsionistja me COVID-19, mbyllen dy qendra shëndetësore në Libohovë

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka mbyllur përohësisht dy qendra shëndetësore në Libohovë, pasi 4 infermierë dhe një recepsioniste kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkaq edhe në Universitetin “Eqrem Çabej” janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton i prekur me Coronavirus si dhe një zyre në Këshillin e Qarkut.

Kreu i ISHSH Gjirokaster Edi Sinojmeri ka apeluar të gjithë të jenë të kujdesshëm me kontaktet dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat antipandemike.

Njëkohësisht Sinojmeri thekson se dy qendrat shëndetësore në Libohovë do të funksionojnë të kufizuara./albeu


Shtuar 17.08.2021 14:09