Indrit Çullhai arrin të renditet i treti në kampionatin ndërkombëtarë të xhudos, British Open që u zhvillua në Londër mes 450 pjesëmarrësish.
Xhudisti shqiptar që merr pjesë në peshën 73 kg arriti të triumfojë në një peshë ku kishte konkurrencë të fortë me 47 sportistë, ndërkohë që nga 6 kundërshtarët që i ranë në short arriti të fitojë me 5 prej tyre, duke marrë në fund medaljen e bronztë pas fitores me sportistin nga Egjipit.
Në përfundim të aktivitetit ku sërish flamuri shqiptarë arriti të ngrihet në podium, medalja ju dorëzua nga medalisti olimpik nga Japonia Ebinuma Masashi.
Një mbështetje të madhe për sportin e xhudos në Shqipëri ka dhënë edhe ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith. Ku veç lehtësimit të procedurave të pjesëmarrjes, ka bërë të mundur edhe kontaktet me sportistët profesionist të xhudos në Angli për të pasur një shkëmbim eksperiencash.