Janë identifikuar 2 të rinjë nga Kosova të cilët humbën jetën pasditen e kësaj të marte të cilët u mbytën gjatë notimit në bregdetin e Shëngjinit, në zonën “Rana e Hedhun”.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se viktimat janë shtetasit Leonid Alia nga Fushë Kosovë dhe Jetmir Çopa nga Prishtinë.
Të lidhura
Ndërsa të shtuar në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën ndodhen shtetasit Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi.
Siç raporti dhe pak më parë newsbomb.al në zonën ku 2 të rinjtë u shuan përgjithmonë nuk ka pasur kulla vrojtimi e as flamuj të kuq në det të cilët përdoren si sinjalizues që pushuesit të mos futen në det, në ditët kur situata duket e rrezikshme, si në ditën e sotme kur deti thuhet se ka qenë me trazira.
2 të rinjtë shënojnë viktimat e para për këtë sezon veror në bregdetin e Shëngjinit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.
Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.
Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


