Incidenti/ Prokurori i shkarkuar nuk pranon vendimin, ndjek nga pas anëtarët e KPK-së

Prokurori i Beratit, Tasim Puci është shkarkuar nga KPK por nuk e ka mbajtur dot veten para këtij vendimi.

Pas dhënies së vendimit, prokurori Puci ka ndjekur nga pas anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani, jam pa shtëpi e katandi”?

Ndjekja e tij ka bërë që të ndërhyjnë forcat e sigurisë duke sjellë qetësimin e situatës

Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.


Shtuar 15.04.2021 13:05