Incidenti në Uzinën e armëve në Gramsh, rusëve iu gjetën pajisje me vete, dërgohen për ekzaminim, dyshohet për mjete spiunazhi

Ditën e djeshme ndodhi një incident në Uzinën e armëve në Gramsh, ku 3 rusë kanë dashur të hynë me forcë brenda uzinës.

Gjatë kontrolleve u gjetën pajisje të cilat mendoheshin se rusët do të fotografonin ambientet e brendshme ndërkohë ditën e sotme po dërgohen në laboratorin shkencor për ekzaminim pasi dyshohet se ishte pajisje spiunazhi.

Ka dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se 3 shtetasit e huaj ndodheshin prej 3 ditësh në Gramsh.

Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet “chevroletë”. Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar në veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet që i janë sekuestruar ka dyshime te forta për një rrjet spiunazhi rus. Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse./albeu.com


Shtuar 21.08.2022 09:41