Incidenti me furgonin në Berat, Alizoti: Ndihmat po shpërndaheshin në Lapardha

Tomor Alizoti e cilësoi incidentin e djeshëm me furgonin me ushqime, një taktikë banale elektorale që sipas tij njerëzit e kuptojnë shumë mirë.

I ftuar në Abcnews, Drejtuesi politik i listës së PD-së në Berat tregoi po ashtu se gjatë kohës që ata kishin bllokuar furgonin në Berat, mori informacione që ndihma po shpërndaheshin në Lapardha.

“Shteti është në këtë rast fatkeqësisht, i pa shkëputur nga pushteti. Dihet që bashkia është pjesë e qeverisë..Pse duhet të dalin rezervat e shtetit që nuk përdoren? Këto janë taktika banale që njerëzit i dinë. Gjatë kohës që ne kishim bllokuar furgonin, po shpërndaheshin ndihma në Lapardha.”

I pyetur sesi e morën vesh që një furgon me rezervat e shtetit po shpërndante ushqime, Alizoti tha se kanë ngritur grupe survejimi, që siç shtoi ai, pas 30 viteve demokraci të mos bëhen veprime të tilla.

“Targa, furgnoi është pronë e shtetit…pastaj pamë e ndaluam dhe e bllokuam. Kishte karta ID, policia ishte në ndihmë te shkelësve të ligjit. Frika ime ishte fshirja e gjurmëve.”

Tomor Alizoti theksoi se çështjes do t’i shkojë deri në fund. /abcnews

Shtuar 20.04.2021 01:04