Incidenti i Pjerin Ndreut me policinë, Bardhi: Duhet të jetë në burg për vjedhje zgjedhjesh

Në lidhje me incidentin e Pjerin Ndreut me policinë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Ndeu duhet të ishte në burg për vjedhje votash. Më tej në postim Bardhi thotë që, deliri i tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi.

“Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!

Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.  Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, shkruan Bardhi./albeu.com

 

 


Shtuar 29.06.2021 17:22