Incidenti brenda minierës në Martanesh: Punonjësit janë asfiksuar nga gazi, minatori niset me helikopter drejt Tiranës

Detaje të reja bëhen me dije nga incidenti në minierën në Martanesh, ku paraprakisht dyshohet për asfiksim nga gazi.

Policia bën me dije se një 50 vjeçar, duke salduar brenda në galeri me gjenerator,  si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është asfiksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.Shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas drejtorit të spitalit Bulqizë, dy prej minatorëve ndodhen në gjendje më të mirë shëndetsore, teksa një tjetër pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Buliqizë/ informacion paraprak

Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

 


Shtuar 11.05.2021 13:41