Salla e Kuvendit është cilësuar si vendngjarje nga policia, pas incidenteve që ndodhën gjatë seancës së djeshme, ku u hodhën shashka dhe tymuese.
Por ndryshe nga data 4 dhjetor referimi i materialeve në SPAK nga komisariati nr.1 nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës.
Kujtojmë se më datë 4 dhjetor, komisariati nr.1 krahas materialeve të tjera hetimore referoi në SPAK edhe emrin e deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Referimet në SPAK janë bërë që ditën e djeshme. Ndërsa për Nokën dhe Vokshin që më datë 4 dhjetor.
Ditën e djeshme në parlament opozita vijoi me skenarin e saj, me tymuese, por hodhi edhe shashka, ndërkohë që zyrtarisht Kuvendi zgjati vetëm 8 minuta, sa u miratua buxheti i vitit 2024.