Incidentet në ndeshjen mes Tiranës dhe Beshiktashit në “Air Albania” nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së UEFA-s/
Tirana doli nga takimi me një humbje e cila i kushtoi largimin nga Conference League. Por duket se humbja nuk do të jetë dënimi i vetëm pasi sipas medias turke “Fanatik” UEFA ka nisur një hetim ndaj ekipeve.
Gjithashtu priten ndëshkime të rëndë si dhe të dyja skuadrat pritet të marrin gjoba të majme si dhe rrezikohet dënim për tifozët.
Ndeshja mes dy ekipeve nisi me 15 minuta vonesë pasi tifozë të dy ekipeve nisën përleshje mes tyre si dhe hodhën flakadanë dhe sende në fushë.
Kjo solli që gjyqtari të rikthente në dhomave të zhveshjes të dyja skuadrave derisa u qetësua situata.