Një incident është shënuar në ambienetet e KZAZ-së numër 35 në Tiranë, ku e pranishme për të vëzhguar procesin e numërimit të votave për Këshillin Bashkiak ishte Adriana Kalaja, e cila u rrëzua nga shkallët.
Adriana Kalaja nuk është ndjerë mirë dhe është rrëzuar te shkallët brenda qendrës ku po numërohen votat për këshilltarët bashkiakë.
Kalaja duket se ka pësuar dëmtime në këmbë, pasi e ka patur të pamundur të ngrihet dhe është dashur transporti i saj me ambulancë.
Burime bëjnë me dije se në vendngjarje mbërriti urgjenca për t’i ardhur në ndihmë Adraina Kalasë.
Sakaq mësohet se procesi i numërimit nuk ka nisur ende në këtë KZAZ, ku numërimi u ndërpre që prej orës 03:00 të mëngjesit. Deri më tani në Tiranë janë numëruar 633 nga 941 kuti me fletë votimi për anëtarët bahskiakë.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këllicci ka marrë 16 mandate, socialisti Erion Veliaj 33 mandate, Partia Demokratike 4 mandate, Partia Social Demokrate 3 mandate, ndërsa nga 1 mandat kanë marrë Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë, PDIU, Partia Republikane Shqiptare dhe Aleanca Progresitet L.ZH.K.