Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i cili kishte planifikuar të zhvillonte një vizitë zyrtare në Libi nuk ka zbritur nga avioni pas mbërritjes së tij në Tripoli. Ai është kthyer mbrapsht pa dhënë shpjegime.
Kjo ka shkaktuar një incident të rëndë diplomatik mes të dy vendeve.
Ministria e Jashtme e Libisë ka dhënë një deklaratë lidhur me çështjen, ku dënohet sjellja e ministrit grek. po ashtu ministria e jashtme e Libisë thotë se do të marrë masat e duhura diplomatike që ruajnë prestigjin dhe sovranitetin e shtetit libian.
Në deklaratë nënvizohet gjithashtu se homologia e tij libiane ndodhej në aeroport për ta pritur atë në përputhje me normat diplomatike.
Por Athina e ka një shpjegim për incidentin e shkatuar.Sipas palës greke Tripoli nuk ishte në programin e udhëtimit të ministrit të jashtëm në Libi por kreu i shteti Mohamed Menfi i ka kërkuar ministrit grek të shkojë në Tripoli për një takim. Takimi ishte caktuar me kushtin që aty të mos ishte asnjë person tjetër përveç dyshes por prania e ministres së jashtme libiane duket se ka thyer kushtin e vendosur nga Dendias.