Inceneratori jashtë funksionit/ Denoncimi i anëtares së Këshillit Bashkiak të Elbasanit: Sasia e mbetjeve në landfill është rritur me 8 herë (VIDEO)

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit nga Partia Demokratike, Doris Madhi, ka denoncuar sërish mosfunksionimin e inceneratorit të Elbasanit dhe rritjen dramatike të sasisë së mbetjeve që depozitohen në landfillin pranë tij.

Ajo theksoi se që nga viti 2022, sasia e mbetjeve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, duke e rritur atë deri në 8 herë më shumë, një shqetësim që ka ngritur alarmin për ndikimin negativ në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve.

Madhi ka kritikuar autoritetet për dështimin në menaxhimin e inceneratorit dhe ka kërkuar masa të menjëhershme për të adresuar këtë problem.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se problemi i mbetjeve dhe menaxhimi i tyre, është një çështje urgjente që kërkon vëmendjen e institucioneve përkatëse dhe një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.