INCENERATORËT/ SPAK nisi arrestimet, reagon Basha: Nuk mjaftojnë, përgjegjës janë ministrat dhe Rama

SPAK nisi ditën e sotme një aksion në kuadër të hetimit të aferës së Inceneratorëve. Shumë persona të arrestuar, e të tjerë nën hetim.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili është shprehur se kjo erdhi falë një punë të jashtëzakonshme të PD-së dhe Komisionit Hetimor Parlamentar.

Sipas tij këto arrestime nuk mjaftojne, pasi sipas komisionit përgjegjës për këtë janë ministra dhe kryeministri Rama.

Postimi i Bashës:

Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie.


Shtuar 29.03.2022 11:17