Inceneratorët e çuan në pranga, vjen reagimi i avokatit të Lefter Kokës

Ditën e djeshme ra në pranga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Mbi të rëndojnë një sërë akuzash, duke filluar nga ato për “korrupsion”, “pastrim parashë” dhe “shpërdorim detyre”.

Fatmir Braka, avokati i Lefter Kokës nuk ka pranuar të japë detaje në lidhje me situatën e ish-ministrit Leftër Koka që ndodhet pas hekurave që nga dita e djeshme.

Braka ka refuzuar tu përgjgjet pyetjeve të gazetarëve pas daljes nga takimi që ka pasur me Kokën në Drejtorinë e Policisë në Tiranë duke ia lënë gjithçka në dorë vetë të akuzuarit.

Mësohet se avokati është shprehur se gjithçka që Lefter Koka do të ketë për të treguar, do ta dëshmojë në Gjykatë./albeu.com/