Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka marrë fjalën e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së Namazgjasës.

Erdogan tha se ndihej me fat që ndodhej sot në këtë ambient të shenjtë. Ai shtoi se xhamia e Namazgjasë është më e madhja në Ballkan dhe themelet e saj u hodhën në vitin 2015.

Ai tha se shpreson që kjo xhami të sjellë dobi pë besimtarët shqiptar dhe ata në të gjithë Ballkanin.

“Më lejoni t’ju falenderoj përzemërsish me ndjenjat e mia më të thella dhe të pëzemërta. Sot jam veçnaërisht i lumtur që jam këtu së bashku me ju. Për këtë arsye du të falenderoj gjithsecilin nga ju për këtë emocion që më dhuruat. Jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë për këtë arsye i lutem Zotit që xhamia e Namazgjasë, që është më e madhja në Ballkan, themelet e së cilës i hodhëm në 2015, të sjllë dobi pë të gjithë shqiptarët dhe myslimanët në Ballkan”, tha Erdogan.


Shtuar 10.10.2024 17:20