Imazhet mahnitëse nga teleskopi 10 miliardë dollarësh, James Webb tregon Universin si kurrë më parë (FOTO LAJM)

Teleskopi Hapësinor James Webb u lançua një vit më parë, në ditën e Krishtlindjes. U deshën tre dekada për ta planifikuar, projektuar dhe ndërtuar.

Është një dhuratë prej 10 miliardë dollarësh për botën. Një makinë që do të na tregoj vendin tonë në Univers.

Shumë pyesnin nëse ky pasardhës i teleskopit të famshëm Hapësinor Hubble mund të përmbushte pritshmëritë.

Na u desh të prisnim disa muaj derisa pasqyra kryesore epike 6,5 metra ishte e zbërthyer dhe e fokusuar, dhe sistemet e tjera të testoheshin dhe kalibroheshin.

Por, po, ishte gjithçka që ata thanë se do të ishte. Agjencitë hapësinore amerikane, evropiane dhe kanadeze organizuan një festë në korrik për të publikuar imazhet e para me ngjyra. Ajo që shihni në këtë faqe janë disa nga fotot e publikuara që mund t’i keni humbur.

Gjëja e parë që duhet të mbani mend për James Webb është se ai është një teleskop infra të kuqe. Ai e sheh qiellin në gjatësi vale drite që janë përtej asaj që sytë tanë janë në gjendje të dallojnë.

Carina Nebula

Phantom Galaxy

Planeti Neptun

Cartwheel Galaxy

Orion Nebula

WR-140

Dimorphos

Teleskopi James Webb