Ilir Alimehmeti: Veliaj është modeli i politikanit që duhet shembur

Mejku Ilir Alimehmeti, i cili është kandidat në primaret e PD-së në Tiranë, ka publikuar një status në Facebook, ku shprehet se Erion Veliaj është një model politikani që duhet shembur.

“Modeli i Veliajt duhet t’i përkasë asaj të shkuare që duhet dënuar për të mos mbetur peng i saj dhe duhet kujtuar për të mos u përsëritur më”, shkuan ndër të tjera ai.

Postimi i Ilir Alimehmetit:

Duhet shembur një model, jo vetëm një kryebashkiak.

Erion Veliaj është përtej një kryebashkiaku në dalje.

Është një model politikani që duhet shembur.

Është një masë malinje që hiqet nga një trup i shoqërisë, qelizat e së cilës mund të ripërtërihen veçse me modelin e kundërt të tij.

Nuk jemi përballë një kryebashkiaku.

Jemi përballë një modeli që rrezikon të kthehet në pikë referimi dhe kopjimi për shumë të rinj në këtë vend.

Jemi përballë të nesërmes që rrezikon të ketë fytyrën e tij.

Modeli i Veliajt duhet t’i përkasë asaj të shkuare që duhet dënuar për të mos mbetur peng i saj dhe duhet kujtuar për të mos u përsëritur më.

Që e nesërmja të jetë ndryshe, duhet të bëhemi të gjithë bashkë./albeu.com


Shtuar 21.11.2022 13:52