Ilaçet e vjedhura ua shiste pacientëve me Covid, infermieri pranon krimin: Kisha borxhe dhe kredi për të larë

Pak çaste më parë Policia e Shtetit njoftoi për arrestimin e infermierit Nikolin Ciko i cili punonte në Urgjencën e Spitalit të Korçës pasi akzuzohej për dy vjedhjet e ndodhura në farmacinë e Spitalit Rajonal.

Infermieri në deklaratën e tij në polici ka pranuar vjedhjet e kryera në spital. Ai ka thënë se ka kryer vjedhjet pasi kishte borxhe dhe kredi për të larë.

Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me COVID, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.

43-vjeçari ka vjedhur më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021 një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.


Shtuar 31.08.2021 09:56