Çim Peka: Sali Berisha është zëri i qytetarëve, Mark Marku është i brishtë politikisht

Çim Peka ka folur në Syri TV, për ekipin e ri drejtues të Partisë Demokratike dhe rolin e Sali Berishës në Parlament.

Peka tha se Sali Berisha është zë i rëndësishëm i qytetarëve në Parlament. Ndërsa për Mark Markun që zgjodhi të lërë mandatin pasi deklaroi se “Basha është kryetar i partisë së Berishës”, Peka tha se është “i brishtë politikisht”.

“Risi është se kemi katër nënkryetarë të PD-së. Ish-kryeministrin Sali Berisha do ta kemi në parlament, pasi do që të jetë zë i rëndësishëm i qytetarëve opozitarë në këtë vend. Berisha vendosi që të japë mendimin e tij në Partinë Demokratike. Vendimet në PD nuk merren personalisht.

Basha po nxjerr justifikime për bashkëpunim me Ramën. PD e LSI besoj do bëjnë opozitë më vete. Në lidhje me vendimin e Mark Markut, politikisht ai është i brishtë, zgjedhja e tij nuk besoj se ndikon në vullnetin e opozitës për të luftuar keq-qeverisjen. Gënjehet lehtë kush mendon se Rama është i pathyeshëm”, deklaroi Peka./albeu.com


Shtuar 31.08.2021 09:55

Tags: