IKMT dhe policia rikthehen sërish tek “Prestige Resort” pa paralajmërim: Nxirren jashtë pushuesit dhe punonjësit, OSHEE ndëpret energjinë

Fadromat e IKMT, policia dhe forcat genio janë rikthyer sërish mëngjesin e sotëm pranë “Prestige Resort”.

Sipas drejtuesve të resortit, policia ka shkuar  herët në mëngjes pa paralajmërim dhe kanë detyruar punonjësit të dalin jashtë.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e kontrollit, por kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Po ashtu bëhet me dije se së fundmi OSHEE ka ndërprere energjinë, ndërsa objekti është rrethuar i gjithi me shirit dhe policia nuk lejon askënd të futet brenda.

Në asnjë lloj momenti nuk është dhënë asnjë lloj përgjgije nga drejtuesit e aksionit, ndërsa dy operatorë mediash janë nxjerrë jashtë nga policia duke i kapur për krahësh.

Drejtuesit e Prestige janë në një process gjyqësor për aksionin e gushtit që çoi në prishjen e pishinave të këtij resorti./albeu.com