Sot, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e 9 ndërtimeve pa leje, në zonën e “Pyllit të Sodës”, Vlorë. Objektet që do të prishen janë 1 dhe 2 kate.
Mësohet se janë 40 objekte të planifikuara për t’u shembur deri në fund nga aksioni i IKMT-së në zonën ranore dhe në brendësi të Pyllit të Sodës
Aksioni do të vijojë deri në lirimin e plotë të këtyre hapësirave ranore në kuadër të pastrimit të plazheve dhe zonës së pyllit.
IKMT ka kërkuar bashkëpunimin e bashkisë se Vlorës për heqjen e inerteve pas shembjeve./albeu.com