Identifikohet viktima e aksidentit të ndodhur mesnatën e djeshme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Fatkeqësisht, policia sqaron se viktima është goditur edhe nga mjeti i dytë me drejtues F.M., 39-vjeç, që vinte pas mjetit të parë.

Njoftimi i Policisë:
“Më datë 20.06.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnje-Rrogozhinë”, shtetasi T. V., 37-vjeç, duke udhëtuar me biçikletë, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41-vjeç, dhe më pas dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39-vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor, shtetasi T. V. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat dy drejtuesit e automjeteve, për kryerjen e veprimeve procedurale të nevojshme, të cilët, në përfundim të veprimeve të para hetimore, janë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.


