Pak para mesnatës, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnje-Tiranë, para urës mbi Shkumbin. Një mjet tip “Benz”, me targa AB797FZ, ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.
Të lidhura
None found

Përplasja ka qenë fatale dhe biçiklisti ka humbur jetën në vendngjarje dhe ende mbetet i paidentifikuar.

Policia e qarkullimit rrugor ka bllokuar kahun e lëvizjes drejt Tiranës, për të kryer dokumentimin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para hetimore, dyshohet se drejtuesi i biçikletës ka qenë duke udhëtuar në mes të rrugës dhe drejtuesi i “Benz”-it, edhe pse është munduar ta devijojë mjetin, nuk ka shmangur dot përplasjen fatale.

