Ibrahimovic nuk zhgënjen kurrë: Kur them se jam Zoti, nuk bëj shaka

Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë i njëjti.

Suedezi është rrëfyer për Piers Morganin (intervista e plotë do të publikohet të enjten, më 5 tetor), duke paralajmëruar një bisedë të fortë mes të dyve: “Nëse doni të luani me zjarrin, unë do t’ju sjell zjarr, por do të digjeni”, janë fjalët e para të ish-sulmuesit suedez pasi pyetet nëse do të jetë vetvetja.

“Kur them se jam Zoti, mendoni se po bëj shaka? Nuk bëj shaka.”

Një nga temat e përsëritura në intervistat e Zlatanit është ajo që lidhet me marrëdhënien e tij të komplikuar, për ta thënë më butë, me Pep Guardiolën:

“Herën e parë që e takova, më tha: ‘Mos harroni se lojtarët këtu (te Barcelona) nuk vijnë me Ferrari’. Unë u shfaqa me atë dreq Ferrarin tim.”

Në intervistë i lihet hapësire edhe anës më njerëzore të Ibrës: “Raiola? Ishte një humbje e madhe. Ai nuk ishte thjesht një menaxher, ishte gjithçka për mua. Më mungon ende, të gjithëve u mungon.”


Shtuar 3.10.2023 09:32