Ia kaloi edhe Kryemadhit! Habit Rama nga Gjirokastra: Kujdes shqiptarë, 69 është numri i djallit!

Kryeministri Rama ka habitur me fjalën e tij në Gjirokastër teksa ka nisur të analizojë numrat e partive politike për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas “studimit” që ka bërë, edhe me ndihmën e një fallxhoreje, Rama tha se 69 ishet numri i djallit dhe se të gjithë ata që nuk do të votonin për Partinë Socialiste, do të merrnin derrin maç.

“Sonte në darkë do më shikoni tek Fevziu i vërtetë dhe aty takova një fallxhore. Mbas emisionit më tha ça bën që i thua Lulit ndau. Ua ke parë numrat ti tha. Dhe më dha letrat.

Tha njëri është 6, jo tha është 9. Ça numri është ky se je edhe mësuese matematike? Të kuptoj tha, se ka rënë dakord që numri i diallit është 69. Vajte tek 6, 9 ke.

More 69 dhe të mori dialli, e të çoi në diall. Dëgjo i thashë. Jam i bindur që ju aty që iu aty keni ardhur nga Kuçi. Iu dua shumë, pafund, se i bini shkurt. I këpusni 12 dhe nuk merreni as me 6, as me 9. Më tha fallxhorja, dëgjo ti e di, nuk është as 6 as 9, janë ata të dy. Derri maç. Iliri dhe Saliu. Kështu vajti kjo punë. Presidenti thotë, doktori.

Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Të gjithë ata që po na ndjekin, i bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës. I them derrin maç keni pasur për 30 vjet, dhe atë do keni po të mos votoni PS. Doni taksa zero, apo derrin maç,”-tha Rama.

 


Shtuar 17.04.2021 17:21