I zunë pritë tre persona, atentati ndaj Nikulajt i planifikuar, pistat ku po heton policia

Detaje të reja bëhen me dije nga ekzekutimi i Entjan Nikukajt mbrëmjën e djeshme në Lezhë.

Atentati ku mbeti i vrarë 40-vjeçari dyshihet të ketë qenë i mirëorganizuar dhe kjo kuptohet prej faktit se në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja.

Të paktën tre persona dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat. 40-vjeçari ishte nisur nga Shëngjini në drejtim të Lezhës dhe në zonën e njohur si Ujësjellësi, atij i kanë zënë pritë dyshohet tre persona.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, të paktën 20 persona janë shoqëruar. Në zonë, hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë në përpjekje për të identifikuar autorët.

Ndërsa familja Nikulaj ka hapur dyert e mortit, ata nuk kanë pranuar të japin ndonjë deklaratë për mediat. Policia po heton në disa pista, ku ajo kryesorja është gjakmarrja.

 


Shtuar 3.12.2023 09:47