Trupi i pajetë i një të moshuari nga Belshi është gjetur në ujërat e lumit Devoll.
Ai u denoncua i zhdukur më 2 shtator nga djali i tij.
“Shtetasi T. A., 50 vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili që prej datës 31.08.2023, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më”, njoftoi policia më 2 shtator.
Pas kërkimeve, ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e trupit të tij.
/Albeu.com