I vunë tritol në servisin e makinave, dëshmon pronari: Ma ka vënë për shkak të konkurrencës

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, i është vënë tritol një servisi makinash në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Mësohet se pronari i biznesit ku është vënë tritoli, Ronaldo Peti, është marrë në pyetje nga policia dhe në dëshminë e tij ka pretenduar se lënda plasëse i është vënë për shkak të konkurrencës.

Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se tritoli i vendosur për shkak të disa konflikteve që Peti ka pasur kohët e fundit me disa banorë të zonës.

Dyshohet se dy kanë qenë personat që i kanë vënë lëndën plasëse, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e tyre./albeu.com


Shtuar 28.07.2022 10:49