I vodhi studentit portofolin për të blerë cigare, burg dhe gjobë për shqiptarin në Belgjikë

Një 42-vjeçar shqiptar është dënuar me katër muaj burg dhe 400 euro gjobë në Belgjik, pasi akuzohet se vodhi portofolin e një studenti belg në një urban.

Mediet belge shkruajnë se me kartën e vjedhur shqiptari bleu 15 paketa cigaresh.

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar dhe viktima e këtij incidenti është një student 22-vjeçar.

Ndësra i arrestuari është një 42-vjeçar shqiptar me iniciale T.S banues në qendrën e azilit në Arendonk./albeu.com/


Shtuar 2.02.2023 19:57