Policia në Durrës ka arrestuar një 28-vjeçare për vjedhjen e një makine që ishte në pronësi të një turisti serb.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në onën e Plazhit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasen V. B., 28 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi i ka vjedhur automjetin shtetasit B. S., 40 vjeç, banues në Serbi.”, thuhet në njoftimin e policisë.