“I vdekur që ecën në këmbë”, Balla-Berishës: Nuk ke prapanicë të shkosh në SPAK

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shpërthyer në akuza dhe kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Balla tha se Berisha ka frikë të paraqitete para drejtësisë dhe se i shmaget të vërtetës. Sipa Ballës. Sali Berisha nuk ka këllqe që të shkojë në SPAK dhe se nëse do të thirrej, do të gjente çdo lloj justifikimi që të mosh shkonte.

Më tej Balla renditi një sërë akuzash që rëndojnë ndaj Berishës, siç është çështja e 21 janarit, çështja e Gërdecit dhe ajo e ishkompleksit Partizani.

Taulant Balla: Të vijë këtu ndërkohë që ngre akuza dhe sot duhet të ishte përballë meje dhe prokurorit, se e kam paditur në Gjykatën kundër korrusionit për shpifje. Ky nuk vjen dhe aty. Komplekson SPAK-un. Po e thirrën një ditë në SPAK ky nuk shkon, do bëjë të sëmurin. Këllqe dhe prapanicë që të shkojë para prokurorëve nuk ka. I vdekur që ecën në këmbë. Flet ky në emër të drejtësisë amerikane. Ky që SHBA e ka shpallur non grata.

Fjalët e ashpra të Ballës erdhën pasi Berisha sulmuar SPAK-un, duke e quajtur si drejtësi me regji nga Edi Rama, ndërsa është shprehur se si Vangjush Dako duhet të arrestohet edhe Erjon Veliaj. Berisha  përmendi disa prej arrestimeve të fundit të kryera me urdhër të SPAK për korrupsion të zyrtarvëe të lartë.

Gjushi burgoset për një pallat se i janë shtuar disa kate, po ky gjushi i Tiranës që ka dhjetra pallate, kate mbi kate, kalon pa i hyrë gjembi në këmbë. Gjushi dënohet për një tender që i ka shumëfishuar vlerën, po gjushi i Tiranës që i vjedh qytetarët për çdo ton plehrash 21 euro, 18 euro. Ky është vendi i diskriminimeve më të tmerrshme. Punonjësja e shëndetësisë që mori ryshfet meriton plotësisht dënimin. A e dini ju se KLSH prej muaj e muaj i ka dorëzuar zonjës, ia mbyll Edi Rama. Ia ka dorëzuar “skap”-it, është me regji”, ka deklaruar Berisha në Kuvend.

/albeu.com/