Albeu ka siguruar pamjet brenda lokalit të viktimës Edmond Papa i cili u vra mbrëmë në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë. Papa shihet i shtrirë në hyrje të lokalit, ndërsa në këtë moment ai ka qenë i plagosur rëndë. Megjithëse Papa u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra.
Burime të besuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit.
Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit.
Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock.
Prej andej largohet sërish i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës. Edmond Papa kishte ardhur mesditën e të premtes bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë.