I shpëtoi vullkanit për disa ditë, “shtëpia e mrekullive” mbulohet nga llava

Një shtëpi që i mbijetoi për ditë të tëra mrekullisht vullkanit që shpërtheu në La Palma në Ishujt Kanarie në Spanjë, tani është “konsumuar” nga llava.

Çifti danez në pension që zotëronte shtëpinë, Inge Bergedorf dhe Ranier Cocq, i thanë mediave spanjolle të martën se ishte gëlltitur nga rrjedha.

”Gjithçka është shkatërruar”,  tha Cocq për gazetën El Mundo.

Prona u bë e njohur si “shtëpia e mrekullive” pasi ishte e vetmja ndërtesë që i shpëtoi llavës.

Llava ka rrafshuar qindra shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e më shumë se 6,000 njerëzve që kur filloi të derdhej nga vullkani më 19 shtator.

Të martën në mbrëmje llava arriti në Oqeanin Atlantik, në bregun perëndimor të ishullit, duke rritur frikën nga shpërthimet dhe lëshimin e gazrave toksikë./albeu.com


Shtuar 29.09.2021 15:45