I shpëtoi atentatit në Shkodër, zbardhet dëshmia e Selami Brahimit

Deklarata e Selami Brahimit në polici, pas plagosjes është publikuar këtë të premte.

I plagosuri thotë se nuk ka probleme me askënd dhe po ashtu, nuk ka mundur të shquajë asgjë rreth autorëve, të cilët kanë qëlluar me armë duke e lënë të plagosur.

“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë.

Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.


Shtuar 9.02.2024 10:32