Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim është arrestuar sot në Ostia të Italisë.
Shqiptari akuzohet për një vrasje me paramendim e kryer në Belgjikë në vitin 1999.
Mediat italiane shkruajnë se 54-vjeçari u arrestua pas kontrollit në rrugë dhe identifikimit të mëpasshëm me sinjalistikë fotografike.
Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës./Albeu.com/