Ditën e sotme në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare.
Ish-kryeministri i vendit Fatos Nano ka votuar në Mullet.
I shoqëruar nga bashkëshortja ai ka kryer një proces të rregullt votimi duke u bërë thirrje shqiptarëve të votojnë masivisht.
“Sot është një ditë si gjithë të tjerat. Duhet të presim sepse në fund një pjesë do gëzohen dhe një pjesë do mërziten.
Jam i sigurtë se ata që do gëzohen do e bëjnë për të gjithë. Ata që mërziten të mërziten për vete dhe mos t’u zgjasi shumë”, tha Nano mes të tjerash. /albeu.com/