I rrethuar nga forcat ruse, Mariupol po përballet me katastrofën më të madhe humanitare

The Economist

Mariupol është një nga qytetet më të goditura në Ukrainë, dhe vazhdon të jetë nën sulmin e vazhdueshëm të bombardimeve. Ndërsa kalon nëpër qytet mund të shohësh viktima të shumta në rrugë. Në rrugën Park 21 ndodhen dy kufoma, burrë dhe grua; në një rrugë tjetër dy kufoma, një në rrugë, një tjetër në makinë; në 101 Builders Avenue ndodhet një kufomë, e mbuluar me një batanije.

Nuk dihen se cilët janë, ata nuk kanë as emra dhe si këta në rrugët e vendit mund të shohësh me mijëra. Nga 12 marsi, hyrjet në vend po bëheshin gjithnjë e më të vështira dhe më kaotike aq sa numërimi i viktimave u bë i pamundur.

Sipas autoriteteve deri më tani kanë vdekur 4000 njerëz. Një nënkryetar bashkie beson se shifra aktuale mund të jetë 20,000 ose më shumë. Në të vërtetë, askush nuk e di. Por është e qartë se tashmë është një numër shumë i madh, raporton abcnews.al

Mariupol, një qytet me 350,000 banorë, i cili u rrethua nga forcat ruse në fund të shkurtit dhe që atëherë ka qenë në sulme të vazhdueshme. Rusët synuan elementët thelbësore që në fillim: furnizimin me energji, ngrohjen, ujin e pijshëm, shërbimet e komunikimet dhe më vonë shërbimet e urgjencës.

Nga 10 marsi, ata filluan bombardimet nga ajri, duke goditur spitalet dhe strehimoret. Më 16 mars, një ditë veçanërisht e zezë, forcat ruse qëlluan një kinema dhe një teatër që strehonte 1300 njerëz.

Fjala “fëmijë”, e shkruar me shkronja të mëdha jashtë ambjenteve, nuk bëri asgjë për të parandaluar sulmin.

Më 20 mars, një tjetër bombë ruse goditi një shkollë në anën lindore të qytetit, ku thuhet se ishin strehuar 400 njerëz. Më vonë atë ditë, Rusia lëshoi ​​një ultimatum për të dorëzuar Mariupolin deri në orën 5 të mëngjesit të nesërm, të cilin shumë e interpretuan si një paralajmërim për krime më të rënda. Qeveria ukrainase refuzoi të dorëzohej.

Në 15 mars, sulmet ruse u intesifikuan, nga disa bomba në ditë tashmë në 50. “Çdo ndikim ishte i tmerrshëm”, tha Irina Perederey, një punonjëse e këshillit të vendit që pati fatin të largohej nga qyteti.

Oleksandr Horbachenko, punonjës i ambulancës, tha se gjërat u bënë gjithnjë e më të zymta me kalimin e ditëve. Në kohën kur 32-vjeçari u largua më 18 mars, Mariupol ishte në një gjendje kolapsi, pa shërbime bashkiake, pa ujë të pijshëm dhe gjërat thelbësore.

Supermarketi i fundit që funksiononte mbylli dyert rreth datës 13 mars, pas goditjes me një raketë, në të cilën u vranë disa klientë. Të paktën 80% e ndërtesave të qytetit janë të bombarduara dhe të pabanueshme, tha ai. “E gjithë qendra është e rrënuar”. Gjëja më e keqe është të shohësh kufomat të shpërndara nëpër rrugë. Janë qindra prej tyre që po kalben pranë tregut qendror.”

Sipas The Economist, vetëm një spital është funksional, pavarësisht nga një sulm ajror që shkatërroi çatinë dhe katet e fundit, duke vrarë pacientë dhe mjekë. Salla e operacionit, e cila u dëmtua nga shpërthimi, është zhvendosur në katin e parë.

Një mjek tha se nafta për gjeneratorin është një shqetësim i vazhdueshëm, pasi furnizmet me naftë janë drejt fundit. Njerëzit duan të largohen, por evakuimi është i rrezikshëm. Bisedimet ndërmjet vendeve nuk kanë arritur të krijojnë një korridor humanitar jashtë Mariupolit, siç ekziston tani në rreth nëntë vende të tjera, raporton abcnews.al

Por sulmet po intensifikohen duke i bërë akoma edhe më të vështira rrugët për tu larguar. Andriy Biletsky, themeluesi i regjimentit Azov tha se po zhvillohen luftime në ashpra në lindje të vendit. Por perspektivat nuk duken pozitive, forcat ukrainase në Mariupol janë shumë më të pakta, me 3,500 ushtarë që po përballen me 14,000 pushtues, rreth një e dhjeta e forcës totale të vlerësuar.

Më 19 mars, Oleksiy Arestovych, një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, tha se forcat e vendit ishin më shumë se 110 km larg dhe do të duhej të kalonin një terren plotësisht të ekspozuar ndaj sulmeve ajrore ruse, për të arritur në qytet.

Serhiy Taruta, një deputet lokal dhe ish-guvernatori i rajonit të Donetsk, i bëri thirrje Perëndimit të merrte masa më të ashpra. Sipas tij, presioni i ndërkombëtarëve nuk është i mjaftueshëm sa të ndalojë sjelljen mesjetare të Vladimir Putin.

“Ndaloni tregtinë ruse, financat, naftën tani, dhe ndoshta ai do të ndalojë sulmet”, tha Tartuta. “Ju do të keni në duart tuaja gjakun e mijëra njerëzve të Mariupolit.”

Shtuar 21.03.2022 15:34