I rrëmbyen nga dora çantën zviceranit, 3 të rinj të arrestuar në Përmet

Policia ka vënë në pranga 3 të rinj në Përmet.

3 të rinj 17 vjeçarë janë vënë në pranga pasi akuzohen se i kanë vjedhur çantën një turisti të huaj që kishte ardhur nga Zvicra.

Sipas informacionëve, të ndaluarit janë të miturit: H. Ç.; F. M. dhe A. P., të gjithë 17 vjeç.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet ndaluan shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian, D. M., 60 vjeç, çantën e dorës”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/


Shtuar 3.08.2021 13:03