I riu shqiptar shkon në Spanjë e mbjell fermë me hashash, kapet 24-vjeçari me mbi 1 mijë rrënjë kanabis

Policia spanjolle ka vënë në pranga një të ri shqiptar pasi është kapur duke kultivuar kanabis, të një sasie prej më shumë 1 mijë rrënjësh.

Në pranga ka rënë i riu i cili i kishte mbjellë fermën e tij në Bashkinë e Jarandilla de la Vera, plot 1 mijë e 117 rrënjë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se të gjitha këto rrënjë u prenë dhe në fund pesha e tyre rezultoi rreth 1 ton. /albeu.com/

 


Shtuar 14.09.2021 19:00