I riu përplas mes rrugës 21-vjeçaren, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur rreth gjys ore më parë në Durrës, 16:00, ku një automjet me drejtues një shtetas 22-vjeçar ka përplasur këmbësoren 21 vjeçare.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se vajza e aksidentuar gjendet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021., rreth orēs 16:00, në lagjen Nr. 4 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. P., 22 vjeç, ka përplasur shtetasen këmbësore K. D., 21 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 7.12.2021 16:39