I riu në Vlorë tenton t’i japë fund jetë duke u vetëhelmuar

Një i ri në Vlorë ka tentuar vetëvrasjen duke u vetëhelmuar. Burime bëjnë me dije se i riu ndodhet në Spitalin e Vlorës ku po merr trajtim mjekësor.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar atë të ndërmarrë një veprim të tillë, ndërsa mësohet se në spital është shoqëruar me ambulancë.

Dyshohet se ai vuante nga problemet e shëndetit mendor./albeu.com


Shtuar 3.12.2022 21:13