I ra tenda e kalçetos, po luante me babain e vëllain, fjalët e fundit të 22-vjeçarit në Sarandë

Më ndihmoni…”– ishin fjalët e fundit të 22-vjeçarit, Armando Kazmës i cili humbi jetën ditën e djeshme në Sarandë. I riu, po luante me babain e tij dhe vëllain e vogël futboll kur hekurat e kalçetos i ranë sipër pas një stuhie ere dhe shiu.

Në momentin kur ranë hekurat e kalçetos kanë qenë rreth 20 persona që po luanin futboll dhe është ndërprerë energjia elektrike. Pronari i objektit dhe punonjësit janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë, pasi ngjarja është konsideruar aksidentale./albeu.com


Shtuar 5.07.2022 13:09