“I preva gishtat një klienti”, dënohet shqiptari në Angli: Kush është “Djalli” që reklamonte luksin e shfrenuar në rrjetet sociale

Një shqiptar është dënuar me 4 vjet burg në Britani për trafik droge.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për Selamet Mehmetaj, i cilli njihet me pseudonimin “Djalli” dhe që ekspozonte jetën e shfrenuar të luksit në rrjetet sociale.

I riu shqiptar akuzohet se furnizonte me drogë të gjithë Britaninë, ndërsa u arrestua pas një hetimi për të dhe vëllain e tij, Dior nisur nga një ofertë për t’ju shitur kanabis gazetarëve të ‘Mail’.

Shqiptari këto të ardhura të paligjshme nga aktiviteti i drogës i ekspozonte në jetën e luksit në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’. Po ashtu Mehmetaj tregonte fabrikat e tij të kanabisit dhe postonte video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë.

Bosi shqiptar i drogës, ishte “rrëfyer” më parë në një intervistë për Daily Mail, ku kishte bërë të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me krenari se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante dhe se si arriti t’i merrte paratë përpara se t’i priste një këmbë.

 


Shtuar 18.08.2023 12:06