I preu flokët keq, parukeria gjobitet me 271 mijë dollarë

Një gjykatë në Indi urdhëroi një sallon bukurie të paguajë një modele 271 mijë dollarë, të cilës i kishte prerë keq modelin e flokëve.

Sipas vendimit të gjykatës, vajza e re reklamonte produkte kozmetike me flokët e saj të gjatë, por salloni i bukurisë i preu ato ndryshe nga instruksionet e saj duke i shkaktuar dëme të mëdha monetare.

Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të njohur hotelesh në Delhi, ka deklaruar se do ta apelojë këtë vendim./albeu.com