I prangosur, shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci dërgohet në Prokurori

Shoferi i autobusit që shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci, është parë sot duke shkuar në prokurori, i prangosur dhe i shoqëruar nga policia.

Ai do të merret në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, derisa, pas këtij intervistimi, Zyra e Avokatit të Shtetit do të marrë një vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurave.

Pra, do të vendoset nëse do të lirohet i njëjti apo do të mbetet në paraburgim.

Pamjet e publikuara nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferit kosovar del nga veturat e policisë kroate dhe përcillet për tek prokurori./Express


Shtuar 26.07.2021 14:41

Tags: ,