Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti).
Ishte kreu i ILD Artur Metani që propozoi shkarkimin e Memias. Metani ka konstatuar më herët se Memia, në mënyrë të pajustifikuar, nuk ka përmbushur detyrën gjatë dhe pas gjykimit për lirimin me kusht të Hekuran Billës, që kanë sjellë përfitim të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin për palët në proces.
Sipas ILD, Memia nuk ka respektuar ligjin material dhe atë procedurial penal në mënyrë të vazhduar