I përdorën emrin për të fituar para, reagon kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi disa persona, të cilët u vunë në pranga kishin përdorur emrin e tij për t’i marrë para biznesmenëve.

Ndreu thotë se personat janë të panjohur për të, por thekson se i denoncuan pasi e kapën situatën.

Ai i bën thirrje personave të tjerë që mund të jenë mashtruar të denoncojnë në polici.

“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas, te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para!

Para ca ditesh ne e kapem situatën, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe!

Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici!”, shkruan Ndreu në Facebook.


Shtuar 23.07.2024 17:13