I nxehti përfshin Evropën, zjarret masive “godasin” Spanjën

Temperaturat e larta kanë dhënë shenjat për një verë jo të qetë. I nxehti po shtrihet thuajse në të gjithë Europën.

Në Francë u regjistruan temperatura mbi 40 gradë, po ashtu edhe në Spanjë. Ndërsa në Gjermani janë shënuar 38 gradë.

Sakaq shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Komisionit të BE ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve është ekstrem, në Sardenjë, Siçili po ashtu edhe në disa pjesë të tjera të Gadishullit të Italisë.

Nga ana tjetër prej ditësh Spanja është përfshirë nga zjarret.

 

 

Zjarri që ka krijuar më shumë shqetësim është ai i zhvilluar në Sierra de la Culebra, një zonë e provincës Zamora (Castile dhe León); flakët kanë djegur më shumë se 25 mijë hektarë tokë dhe kanë detyruar të evakuojnë qindra njerëz që banojnë në vende të ndryshme.


Shtuar 19.06.2022 21:29